HOME
Këtu do të gjeni informacione mbi Bankën Gjenetike, Strukturën dhe nën njësitë e bankës, etj.

- Banka Gjenetike Shqiptare / Albanian Gene Bank
Të përgjithshme
Banka gjenetike u krijua në vitin 1993 ,por si institucion i mirëfilltë shkencor me rëndesi kombëtare u sanksionua në ligjin Nr.8732, datë 24.01.2001 “Për materialin mbjellës bimor”.
Me Vendimim të Këshillit të Ministrave, Nr.515, datë 19.07.2006 “Për ristrukturimin e Instituteve Kërkimore-Shkencore”, Banka Gjenetike kaloj në vartësi të Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku Senati i tij me Vendim Nr.5 datë 30.01.2008, vendosi krijimin e Qendrës së Resurseve Gjenetike në nivel universiteti , duke e kaluar Bankën Gjenetike në nivel Qendre Kërkimore Shkencore.
Për strukturimin e saj , krahas kontributit dhe asistencën e organizmave si USAID , IFDC, Banka Botërore, kontribut të veçant kanë dhënë dhe ekspert shqipëtar e të huaj të fushës së resurseve gjenetike. .
Vendi ynë, megjithëse me një territor të vogël, ka rreth 3250 specie bimore, nga të cilat rreth 150 prej tyre futen në grupin e bimëve endemike.
Nga ky fond i resurseve gjenetike bimore, rreth 450 prej tyre janë specie të kultivuara ndërsa pjesa tjetër përbëjnë florën spontane.
____________
STRUKTURA ORGANIZATIVE:
Banka Gjenetike, zhvillon aktivitetet e saj në bazë të standarteve dhe funksionon si gjithë homologet e saj sipas
kesaj Strukture organizative:
- grupi i kërkuesve të resurseve gjenetike të bimëve të arave
- grupi i kërkuesve të resurseve gjenetike të bimëve drufrutore
- grupi i kërkuesve të dokumentimit të resurseve gjenetike
__________
LABORATORET
Laboratori për pranimin, përpunimin e kontrollin e materialit bimor, kontrollin e dokumentacionit shoqërues, matjen e lagështisë dhe aftësisë mbirëse, ambalazhimin, përgatitjen për ruajtje.
- Laboratori i karakterizimit dhe vlerësimit, për vlerësimin dhe identifikimin e materialit të koleksionuar
- Laboratori i ruajtjes, për ruajtjen afat-gjatë të resurseve gjenetike në dhomën e ruajtjes e përbërë nga një sistem frigoriferësh -20°C. duke siguruar ruajtjen e koleksionit bazë mbi 50 vjet.
- Laboratori “in vitro”, për ruajtjen “in vitro”.
- Dhoma frigoriferike, për ruajtjen e koleksionit aktiv.
- Kërkimi shkencor në fushën e resurseve gjenetike të bimëve dhe përmirësimit gjenetik të tyre.
- Aktivitete të koleksionimit, rigjenerimit,shumëzimit, karakterizimit vlerësimit, studimit dhe ruajtjes së resurseve gjenetike të vendit e të krijuara.
- Inventarizimin e specieve të bimëve bujqësore me origjinë vendi në rrezik zhdukje dhe vlerësimin e gjendjes së tyre.
- Krijimin e rregjistrit kombëtar të specieve të resurseve gjenetike të bimëve me origjinë vendi
- Ruajtja e resurseve gjenetike ex-situ, in-situ, in-vivo dhe in-vitro.
- Identifikimi dhe vlerësimi i resurseve gjenetike të bimëve në nivel biomorfologjik, biokimik dhe molekular.
- Ngritja, e koleksioneve fushore,për ruajtjen e resurseve gjenetike autoktone.
- Koordinimi i aktiviteteve me programet kombëtare për kërkim e zhvillim, institucionet qendrore dhe projektet rajonale në fushën e resurseve gjenetike.
- Organizimi i inventarizimit,dokumentimit, informatizimit dhe publikimit të resurseve gjenetike të bimëve.
- Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i materialeve e informacioneve me institucionet shkencore brenda dhe jashtë vendit, në fushën e resurseve gjenetike të bimëve.
____________________
PRIORITETET
- Koleksionimi i resurseve gjenetike të bimëve autoktone dhe përfshirja e tyre në programet e ruajtjes afatgjatë.
- Hartimi dhe programimi i aktiviteteve të vlerësimit të resurseve gjenetike të bimëve autoktone.
- Monitorimi i koleksionit bazë nëpërmjet testimit të aftësive jetësore duke u mbështetur në rregulloren e Bankës Gjenetike dhe standartet ndërkombëtare.
- Krijimi dhe plotësimi i koleksionit aktiv për realizimin e shkëmbimeve të resurseve gjenetike me subjektet e interesuara.
- Krijimi i koleksioneve fushore për ruajtjen e specieve kryesore të bimëve me vlera ekonomike dhe të afërtit e egër të tyre.
- Organizimi i ruajtjes në fermë, në zonat sa më afër vend origjinës, të specieve dhe varieteteve autoktone.
- Bashkëpunimi me subjekte publike ose private për shtimin e mundësive të ruajtjes të resurseve gjenetike të bimëve autoktone
- Mbajtja e Regjistrit për Inventarin Kombëtar të resurseve gjenetike të bimëve autoktone.
- Plotësimi i pasaportës me treguesit e aksesioneve të resurseve gjenetike të bimëve autoktone dhe transferimi i të dhënave në katalogun evropian, EURISCO
- Hartimi dhe përmirësimi i standarteve, për aktivitete që kryen Banka Gjenetike dhe përshtatja e tyre me standartet ndërkombëtare.
- Krijimi i databaseve me të dhënat e koleksionimit, rigjenerimit, karakterizimit, vlerësimeve e ruajtjes të resurseve gjenetike të bimëve.
- Publikimi i aktiviteteve të realizuara dhe rezultateve të arritura me resurset gjenetike të bimëve autoktone.
__________
Per me shume informacion kliko ne:
__________